Lajme
Vetvendosje kërkon dorëheqjen e Rexhepit
Vetvendosje fajëson ministrin Rexhepi për ndërhyrjen e policisë kundër tifozëve të klubit të basketbollit të Prishtinës
Fjala është për përleshjet që ndodhën mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes në mes të Klubit basketbollistik Prishtina dhe klubit serb, Bambi, që përfundojë me fitoren e klubit kryeqytetas. Gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i “Plisave”, Vetvendosje vlerësojë se nga sjellja e egër e njësisë speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhë nga Mitrovica vetëm më një qëllim të qartë: që të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë.”Ankesa e Vetvendosjes ndaj Bajram Rexhepit ka të bëjë me deklaratën e këtij të fundit se fajtorë për dhunën janë tifozët e kryeqytetit, para se të kryhet çfarëdo hetimi, raportojnë mediat në Prishtinë.Nga ana tjetër Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbuluar se pse ndodhi incidenti pas ndeshjes së basketbollit në mes të Sigal Prishtinës e Bambit, të enjten mbrëma. Me të përfunduar ndeshja, policia ka përdorur forcën për të larguar tifozët e Prishtinës “Plisat” nga tribunat e palestrës së vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Më pas, forcat e policisë që ndodheshin brenda objektit të Pallatit të Rinisë janë gjuajtur me gurë nga tifozët e Prishtinës, të cilët ndodheshin mbi platenë e Pallatit. Gjatë incidentit janë lënduar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe një tifoz, ndërsa kishte edhe dëme materiale. Në lidhje me incidentin policia ka ndalur vetëm një person, i cili është liruar pas marrjes në pyetje.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











