Lajme
Trashëgimtarja e Skënderbeut vjen në Rahovec
Sophie Castriota është brezi i 14-të i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Sophie Castriota do të vijë në Kosovë, përkatësisht në Rahovec. Çdo vjet, qyteti i vjetër i Rahovecit i cili njihet më shumë për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e produkteve nga rrushi, organizon festën e vjeljes së rrushit në fillim të shtatorit, shkruan albinfo.ch.
Kjo festë quhet “HardhFest” dhe do të mbahet në Rahovec më 2, 3 dhe 4 shtator, ku do të ketë mysafirë të ndryshëm dhe do të ketë shumë argëtim gjatë festës.
Organizatorët e “HardhFest 2016”, ndër të tjera, njoftojnë përmes një postimi në “Facebook”, se mysafire speciale do të jetë pinjollja (trashëgimtarja) e heroit të kombit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Sophie Castriota.
Pjesëmarrjen e saj në “HardhFest 2016” e konfirmoi vetë përmes një videoje. “Përshëndetje të gjithëve. Do të marr pjesë në këtë festë. Ju ftoj të gjithëve që të jeni aty”, ka thënë ndër të tjera Castriota.
Sophie Castriota është brezi i 14-të i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ajo ka lindur në Itali, derisa tani jeton në Brisbane të Australisë, kurse studion në Queensland për Akademi të Muzikës, por përkohësisht ka ndërprerë studimet për t’iu përkushtuar më shumë aktrimit dhe muzikës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












