Sport
Shumë skuadra pas Gjimshitit
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti nuk po ka hapësirë tek Atalanta dhe po shqyrton ofertat në drejtim të tij
Berat Gjimshiti po mendon largimin nga Atalanta. Mbrojtësi kuqezi vazhdon të vuajë mungesën e hapësirave në skuadër dhe situata nuk ka ndryshuar prej largimit të Edy Rejas dhe emërimit të teknikut të ri, Gian Piero Gasperini, shkruan albinfo.ch.
Për 23-vjeçarin interesohet Crotone, që synon të përforcohet për sezonin e parë historik në Serinë A italiane. Klubi kalabrez bëri të ditur se drejtori sportiv, Ursino i ka paraqitur një ofertë konkrete Atalantës.
Bergamaskët po shqyrtojnë ofertën dhe së shpejti pritet të japin një përgjigje konkrete. Në garë për Gjimshitin është edhe Avellino në Serinë B, që synon ta afrojë mbrojtësin e qendrës në formë huazimi.
Megjithatë Crotone mbetet pista e preferuar, si për lojtarin që do të qëndronte në elitën e futbollit italian, ashtu edhe për klubin e Atalantës, që do të preferonte ta shiste kuqeziun, për të vazhduar investimet në merkato.
Për të mësuar të ardhmen e Berat Gjimshitit duhen pritur edhe disa orë, ndërsa edhe vetë lojtari është i bindur se duhet të ndryshojë ambient.
Synimi është gjetja e një skuadre të re, që do ti garantonte vazhdimësi në aktivizim, me objektivin që mbrojtësi të jetë në formë optimale edhe për të luajtur një rol protagonisti në Kombëtaren Shqiptare, në kualifikueset e Botërorit 2018.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi











