Lajme
AAK:Ministria e Diasporës për hir të pazareve të koalicionit
Jahja Lluka nga AAK-ja ka kritikuar se po themelohet ky resor vetëm për pazare politike por jo edhe për mërgimtarët
Zyrtarë të Partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar të premten në Prishtinë se më në fund koalicioni qeverisës pranoi një nismë të tyre, për themelimin e Ministrisë së Diasporës, që sipas tyre është nevojë e kahmotshme kjo për t’ua mundësuar mërgimtarëve që të jenë më afër vendlindjes.
Jahja Lluka nga AAK-ja, në një konferencë për gazetarë tha se subjekti i tij politik e mori këtë iniciativë dhe e kishte në programin e vet politik që të themelojë këtë resor shumë të rëndësishëm.
Por ai ka kritikuar koalicionin qeverisës duke theksuar se po e themelon këtë resor vetëm për pazare politike por jo edhe për mërgimtarët.
“AAK kërkon nga ministria në krijim, që të mos mbetet në margjina të këtyre pazareve, por ta kryejë punën e saj, për të cilin është e thirrur, duke qëndruar afër mërgimtarëve tanë, që t’ua lehtësojë atyre jetën në mërgim dhe t’ua mundësojë që nevojat e tyre t’i kryejnë sa më mirë dhe sa më lehtë”, tha Lluka.
.
Po ashtu AAK-ja ka kërkuar se me ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit Zgjedhor, diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i përfaqësuar mërgimtarët që janë të shumtë në tërë botën.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto













