Lajme
Gjatë verës jepen pasaportat biometrike
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka paralajmëruar që gjatë verës të fillojë të jap pasaportat biometrike. Edona Baruti, këshilltare e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se procedurat e tenderit që pati shpallur kjo ministri tashmë janë në fazën përfundimtare dhe se kompania fituese që do të prodhojë këto pasaporta do të dihet shumë shpejtë.
Kosova ende nuk e ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian. Megjithatë institucionet e vendit po përmbushin një plan të njëanshëm të kritereve për liberalizimin e vizave.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në fund të vitit të kaluar, pati shprehur zhgënjimin e tij në institucionet evropiane pasi ato bënë të ditur se dorëzimi i udhërrëfyesit nuk do të ndodhë në atë kohë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












