Lajme
«Le Monde»: Ben Ladeni ishte veçse politikisht i vdekur
«Pranvera arabe» pati ndikuar në zbehjen e kapaciteteve mobilizuese të islamit radikal
Për Alain Frachon, drejtor kolumnist i «Le Monde», «pranvera arabe» shënon fundin e forcës tërheqëse që islamizmi radikal, i prirë nga Oussama Benb Laden, ka mundur të ushtrojë në këtë pjesë të botës.
Lëvizjet e muajve të fundit në botën arabe janë bërë në emër të demokracisë dhe të lirisë dhe jo në emër të islamit politik, të xhihadizmit, të urrejtjes ndaj Perëndimit, të urrejtjes «ndaj të kryqëzuarve dhe hebrenjve», të gjitha tema të shtrenjta për Ben Ladenin.
Gjatë mobilizimeve të «pranverës arabe», në asnjë moment, asnjë nga zëdhënësit e revoltës, qofshin në Tunis, në Kajro, në Damask apo në Bengazi nuk janë thirrur në Ben Ladenin ose në Al-Kaidën. Në të kundërtën, në këtë kuptim, Ben Ladeni s‘ishte veçse politikisht i vdekur para operacionit amerikan në Pakistan, i cili i kushtoi atij me jetë. Me një fjalë, kapaciteti i mobilizimit xhihadist të Ben Ladenit pati pësuar rënie të theksuar gjatë «pranverës arabe».
Sipas shefit editorialist të «Le Monde», vdekja e Ben Ladenit do ta zbehë po ashtu ndikimin e Al-Kaidës në Afganistan si dhe do ta favorizojë dialogun mes talebanëve dhe pushtetit qendror në Kabul.
Vetë fakti se eliminimi i Ben Ladenit është kryer në 50 km afërsi të kryeqytetit Islamabad e forcon dyshimin se deri tani ekzistonte një komplicitet mes shërbimeve sekrete pakistaneze dhe Al-Kaidës dhe se Pakistani, nën presionin e një situate të brendshme gjithnjë e më jostabile, ka vendosur së fundi të kooperojë kundër islamizmit radikal.
Për Alain Frachon, vdekja e ben Ladenit do ta zbehë ndjenjën e opinionit publik në SHBA se lufta në Afganistan është e nevojshme. Kjo do të ndikojë që Presidenti Barack Obama të fillojë, që në korrik, tërheqjen efektive të 5000 ushtarëve amerikanë nga gjithsej 100.000 trupa amerikane të përqëndruara në Afganistan.
Opinioni amerikan e di se stërangazhimi i vendit jashtë vendit ka efekte në borxhin enorm publik, i cili po e rëndon buxhetin federal dhe i cili kontribuon gjerësisht në vështirësitë ekonomike me të cilat ballafaqohet SHBA-ja.
Së fundi, sipas Frachon, SHBA-ja ka në krye një President, Barack Obama, i cili ka insistuar disa herë në nevojën që SHBA-ja të përkushtohet për t’i zgjidhur vështirësitë e brendshme dhe jo t’i shpërndajnë forcat e saj ushtarake në katër anët e botës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike Qyteti i Lozanës po ofron kompensime që nga e marta për bizneset dhe institucionet publike të... -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme













