Bota
Rikthehet përdorimi i markave gjermane
Sipas Bankës Federale të Gjermanisë, 12.76 miliardë marka gjermane ende janë në qarkullim në vend
Dyqani online “Hertie.de” përsëri pranon pagesa në marka gjermane. Në një intervistë me drejtorin e marketingut, Klaus-Martin Meyer, thotë se ideja së shpejti do të pranohet nga kompani të tjera në Gjermani.
Sipas Bankës Federale të Gjermanisë, 12.76 miliardë marka gjermane ende janë në qarkullim në vend. Por, kjo masë mbresëlënëse e kartëmonedhave të vjetra mund të shkrihet si “bora në maj” në vitet që vijnë, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja është se kompanitë si “Hertie.de” pranojnë pagesa në monedhën tradicionale.
“Ne po ndryshojmë paratë e marra në Bankën Qendrore, e cila më pas ndalon qarkullimin”, shpjegon Meyer.
Ideja ishte frymëzuar nga kompania “HDK AG” me qendër në Osnabrück, Saksonia e Ulët dhe e njohur që nga viti 2012 nën emrin “Hertie”.
Disa media gjermane e konsiderojnë se kjo formë e pagesës mund të jetë vetëm një zgjidhje afatshkurtër krahas monedhës virtuale Bitcoin që më në fund ka hyrë në qarkullim.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven Ajo shënoi golin e saj të 13-të të sezonit në minutën e 3-të për ta bërë... -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore












