Lajme
Gjermani ka paguar mbi 80 mijë euro për veshkën nga Medicus-i!
ZDF thotë se një gjerman që e ka blerë veshkën e siguruar në rrugë kriminale, i ka paguar për të 81892 euro një ndërmjetësuesi izraelit
Një veshkë e siguruar nga spitali “Medicus” i Prishtinës, ka gjetur rrugën deri në Gjermani, respektivisht në landin Nordrhein Westfallen (NRW). Ky është përfundimi që ka nxjerrë magazina televizive e kanalit gjerman ZDF “Frontal21”
Bazuar në akuzën e bërë nga EULEX-i, raporton “Frontal21”, gjermani që e ka blerë veshkën e siguruar në rrugë kriminale, i ka paguar për të 81892 euro një ndërmjetësuesi izraelit. Ndërsa dhuruesja e veshkës ka qenë një grua 50 vjeçare nga një vend i papërcaktuar i Evropës Lindore. Por, marrësi i veshkës deri më tash, sipas ZDF, ka refuzuar të dëshmojë.
Klinika në të cilën janë bërë operacionet ilegale të nxjerrjes së organeve, është bashkëfinancuar edhe nga gjermanët. Hulumtimet e redaksisë së emisionit kanë ardhur në konstatimin se njëri ndër bashkëthemeluesit e klinikës “Medicus” është edhe një urolog gjerman, Por, urologu në fjalë, mohon çdo implikim të tij në këtë biznes.
Autoritetet e ndjekjes penale kanë ngritur akuzën për veprën penale të trafikut të dyshuar të organeve. Sipas raportit të ZDF, gjatë vitit 2008 në klinikën Medicus janë kryer gjithsej 19 nxjerrje organesh dhe 10 transplantime të organeve. hetuesit gjatë po atij viti kanë zbuluar një rrjet ndërkombëtar të përbërë prej mjekëve dhe ndërmjetësve, të cilët kërkonin dhurues të organeve, në vende të varfra.
Në hetimin e rastit, sipas raportit, ka punuar edhe drejtësia gjermane. “Një prokurori gjermane ka provuar dy herë që ta marrë në pyetje pranuesin e veshkës nga NRW, por ai ka kundërshtuar”, është shprehur redaktori i magazinës “Frontal21”.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg












