Lajme
Tri shtete, «në luftë» për Nënë Terezën
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, secila dëshiron ta ketë "për vete" Nënë Terezën, shrkuan prestigjiozja zvicerane "NZZ". Ajo ka thënë se "nga gjaku jam shqiptare...", citon gazeta
Nesër, e diele, Papa Françesku bën shenjtërimin e Nënë Terezës. Jehona që i bëhet kësaj ngjarjeje është e madhe, jo vetëm në mediat shqiptare. Kështu, gazeta prestigjioze zvicerane NZZ i kushton një artikull “konfliktit” që kanë tri vende të Ballkanit lidhur me “të drejtën e pronësisë” që ato pretendojnë ta kenë mbi Nënë Terezën.
Nënë Terezës i është shtruar shpesh pyetja mbi prejardhjen e saj. Nga gjaku jam shqiptare, nga feja, katoilike dhe nga qytetaria, indase. Por ajo i takon gjithë botës ndërsa zemra e saj i takon vetëm Krishtit, thuhet të ketë qenë përgjigja e Nënë Terezës, transmeton albinfo.ch.
Sali Berisha, ish kryeministri i Shqipërisë, që vjen nga një familje myslimane, ia doli që murgeshën e lindur në Shkup (Üsküb, në kohën turke) ta bëjë heroinë nacionale. Duke e shpallur si mishërim të “nënës shqiptare”, ai provoi në vitin 2009 t`i sillte në Shqipëri mbetjet mortore të Nënë Terezës. Por indasit e refuzuan ftohtë këtë kërkesë.
Mirëpo, edhe kështu, Nënë Tereza është gjithkund e pranishme: Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj dhe portreti i saj zbukuron godinën e Gjykatës Supreme. Në Shkodër qëndron shtatorja e saj jo larg nga xhamia Abu-Bakr dhe pa numër sheshe mbajnë emrin e sa, transmeton albinfo.ch. Pas Skënderbeut, kreut mesjetar të krishterë, ajo është figura e dytë më e rëndësishme në Panteonin e shqiptarëve. Dhe kjo, përkundër faktit se 75 pe¨r aind të qytetarëve janë myslimanë. Pas sundimit turk dhe komunizmit, sipas Berishës, Tereza duhet të ilustronte kthimin e Shqipërisë në Evropë.
Pir jo të gjithë janë të lumtur me këtë. Kur, në vitin 2007 portreti i Nënë Terezës duhej të shtypej në letrat e njoftimit, kishte shpërthyer rezistenca nga bashkësia islame. Projekti ishte hedhur poshtë.
Edhe në Kosovën fqinje, ku 90 për qind të banorëve janë myslimanë, kulti i Nënë Terezës nuk është i pakontestuar. Kur, në vitin 2011 në Prsihtinë qe ndërtuar një katedrale gjigante për nder të Nënë Terezës, Bashkësia Islame kishte kërkuar që aty të ngrihej edhe një xhami po aq e madhe.
Pretendime për Nënë Terezën e kanë edhe fqinjët maqedonas, shkruan më tutje NZZ, të cilët e madhërojnë atë si “bijë të Shkupit”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë










