Lajme
Ndërmjetësi Cooper e shpalos pakon e bisedimeve të reja
Ndërmjetësi i BE-së në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beograd, Robert Cooper ka sjellë dje në Prishtinë propozimet për energjinë, lëvizjen e lirë, telekomunikacionin dhe vulat doganore, ndërsa sot këtë pako do ta prezantojë para zyrtarëve serbë në Beograd.
Cooper ka kërkuar konstruktivitet nga kosovarët, ndërsa kryenegociatorja e Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri ka thënë se për këto propozime, përgjigjja do të jepet në Bruksel, më 17 maj.
Korniza e mundshme e marrëveshjes, që Cooper e ka dorëzuar në Prishtinë, përfshin çështjet e energjisë, telekomunikacionit, lëvizjen e lirë dhe vulën doganore. Tahiri ka konfirmuar se tanimë Prishtina zyrtare ka në tavolinë propozimet e ndërmjetësit Cooper. Ajo ka përmendur temat veç e veç, për të cilat do të provohet të arrihet marrëveshje. Pala kosovare ka kohë që deri më 17 maj të analizojë “propozimet evropiane” të ndërmjetësit Cooper dhe të japë pastaj vlerësimet apo komentet gjatë raundit të katërt të bisedimeve në Bruksel.
Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit kanë filluar procesin e bisedimeve të drejtpërdrejta gjatë marsit, duke mbajtur tri raunde. Deri më tani palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, por nga të gjitha anët është folur për një qasje konstruktive në tryezën e bisedimeve. Negociatorët nuk kanë hezituar të shprehin haptazi mospajtimet për çështjet e nxehta politike.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto











