Lajme
Për BE-në, EULEX-i po bën punë të mirë
Zëdhënësja e Catherine Ashton, Kocijancic, ka thënë se jo gjithçka është në dorë të EULEX-it. Vendorët duhet të marrin iniciativë
“Eulexi është mision i BE-së dhe ne jemi të kënaqur me punën që është duke e bërë” Kështu është shprehur për Radio Dukagjinin, Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikes se Jashtme te BE-së, Catherine Ashton.
Ajo më tutje ka vazhduar: “Mund të ju jap disa shembuj se pse jemi të kënaqur: Kemi më shumë se 180 verdikte gjyqësore të marra nga gjyqtarët e Eulexit, 34 prej tyre vetëm në Mitrovicë. Nga ana tjetër prokurorët e Eulex-it janë përfshirë në 1300 raste, shumica, të komplikuara dhe të ndërlidhura me krim të organizuar dhe korrupsion” ka thënë Kocijancic.
Sidoqoftë Kocijancic ka thënë se jo të gjitha çështjet në Kosovë janë në dorë të EULEX-it. Sipas saj, janë vendorët që duhet të marrin iniciativë. “Jemi të vetëdijshëm se pritjet janë të mëdha por duhet ta dini që Eulex-i është në Kosovë që të ndihmojë autoritetet lokale dhe nuk mund të bëjë çdo gjë. Prandaj duhet të punojmë së bashku dhe janë autoritetet lokale ato që duhet të udhëheqin” ka shtuar zëdhënësja Kocijancic.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












