Lajme
Pacolli e “shkel” lobimin e ministrit Hoxhaj
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, pavarësisht se ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka filluar vizitën zyrtare në vendet arave për njohje të reja, ka paraqitur dozë skepticizmi për këtë angazhim. Lobimi i filluar i shefit të diplomacisë nuk po vlerësohet nga zëvendëskryeministri Pacolli, i cili ka thënë në NeëwYork dhe Riad nuk kryhet punë e mëdha për njohje. Pacolli ka thënë se lobimi bëhet nëpër shtete veç e veç. Ditëve të ardhshme, pohon se do të vizitojë me aeroplan të tij në disa shtete dhe me para të veta. “Ministri i Jashtëm ka udhëtuar për në Arabinë Saudite. Unë asnjëherë nuk do të udhëtoja në një mision të tillë, ku është pothuaj një mision protokollar dhe nuk do të kishte sens vizita ime atje. Unë do të shkojë në ato shtete ku kemi nevojë”, ka thënë Pacolli. Pozita e re si zëvendëskryeministër i parë i ka sjellë kompetenca të mëdha në politikën e jashtme. Edhe pse tashmë është pjesë e Qeverisë, Pacolli kujdeset ta potencojë se udhëtimet qe do t’i bëjë do t’i mbulojë me kuletën e tij. “Unë dua pak edhe të kursej edhe shpenzimet e rrugës dhe dua që t’i grumbullojë disa shtete që me një turne t’i vizitojë ato. Dhe jam duke pritur edhe disa termine qe të më konfirmohen. Ju e dini se unë drejtpërsëdrejti targetoj njerëzit që mund ta ndihmojmë këtë proces”, ka thënë Pacolli. Ndërkohë është thënë se Qeveria e Kosovës ka një strategji të përbashkët lobimi, por qysh në fillim doli se ekziston moskoordinim dhe strategjia nuk është duke u bashkërenduar.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate













