Lajme
Në fund të majit, Policia e Kosovës ndërhyn në veri
Në bazë të paralajmërimeve pritet që në javën e tretë të majit, Policia e Kosovës të ndërhyjë në veri, me qëllim të godas rrjetin kriminal dhe të vendos rendin dhe ligjin në këtë pjesë të shtetit.
Zyrtarë policorë kanë konfirmuar për mediat ekzistimin e një plani operativ për ndërhyrje në veri. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka konfirmuar planin, duke thënë se këto ditë do dihet më shumë për fillimin e veprimeve në këtë pjesë të vendit, të banuar kryesisht më serbë.
Ndërkohë, fillimit të operacioneve të goditjes së krimit atje është duke i paraprirë ndryshimi i brendshëm i Policisë së Kosovës dhe më pas, strukturimit të zinxhirit komandues, brenda pak ditëve, të fillon aksioni për goditjen e disa pikave të krimit të organizuar.
Këtë veprim, Policia e Koosvës pritet të ndërmerr pasi që më shumë se dy vjet pritje, EULEX-i nuk bëri ndonjë ndryshim të gjendjes atje. Për ndryshim të gjendjen kaotike atje, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme i kanë kërkuar EULEX-it një bashkëveprim në goditjen e disa pikave kyçe të krimit.
Ndërsa, EULEX-i ka vendosur t’u përgjigjet sfidave në veri me një grup të veçantë njerëzish që do të merren vetëm me atë pjesë. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, ka krijuar një Task Force të veçantë për veriun, që objektiv do ta ketë krimin e organizuar dhe përbëhet nga policia, drejtësia dhe doganat e EULEX-it.
Krijimin e Task Forcës, kreu i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ka zgjedhur që t’ia prezantojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si shembull të përkushtimit të misionit në atë pjesë të Kosovës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën










