Shkurt.ch
Diaspora shqiptare e pa interesuar për zgjedhjet në Maqedoni
Të gjithë këta kandidatë janë nga Zvicra, por sipas KSHZ-së, ky fakt nuk ka nxitur as diasporën shqiptare atje
Shqiptarët shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit të tyre duket se nuk kanë shprehur interes ë mjaftueshëm për zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, në të cilat për herë të parë do të votojë edhe diaspora.
Nga komisioni shtetëror i zgjedhjeve bënë të ditur numrin e atyre që janë regjistruar për të votuar dhe sipas tyre numri i shqiptarëve është tejet minimal.
Mendohej se një nga tre deputetët nga diaspora, ai nga Evropa do të ishte shqiptar. Por tani sipas KSHZ-së një gjë e tillë duket e vështirë.
Në njësinë zgjedhore të Evropës janë regjistruar për votim rreth 3650 votues nga të cilët vetëm 800 janë shqiptar. Rezultati do të varet nga numri i atyre që do të dalin në votime, por është rritur skepticizmi se një deputet i diasporës mund të jetë nga subjektet shqiptare. Një gjë e tillë ngre shqetësime edhe për zvogëlimin e numrit të deputetëve në parlament, me çka dobësohet pasha e votës shqiptare.
Vëzhguesit ndërkohë vazhdimisht kishin ngritur dilemat nëse ky proces do të ishte i nevojshëm dhe i justifikueshëm.
Ata thonë se në përgjithësi diaspora po duket e pa interesuar për votimet, sepse edhe në njësitë e tjera zgjedhore, atë të Amerikës dhe të Australisë numri i atyre që janë regjistruar për të votuar është gjithsej mbi 6230. Tani kemi situatë të pajustifikuar ku një deputet mund të zgjidhet edhe me 15 vota në Australi, diçka që do të zhvlerësojë gjithë peshën e përfaqësimit politik.
Në njësinë zgjedhore numër 7, që përfshinë Evropën ka tre kandidatë shqiptarë, ata janë: Ismail Beluli, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim Xhemal Dauti, kandidat i Partisë demokratike Shqiptare dhe Kujtim Aligega kandidat i Demokracisë; së Re. Që të gjithë këta kandidatë janë me vendbanim në Zvicër, por sipas KSHZ-së, ky fakt nuk ka nxitur as diasporën shqiptare atje.
Vëzhguesit thonë se një gjë e tillë është bërë edhe për shkak të mos informimit me kohë për procesin por edhe për shkak të afateve të shkurta për tu regjistruar si votues.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant












