Lajme
Gjermania nis një sistem të ri të aplikimit për viza
Ambasadat gjermane dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe në Kosovë, sipas një raporti, prej kohësh nuk e përballojnë dot fluksin e aplikimeve për viza
Në përpjekje për t`i prerë rrugën tregtisë ilegale me vizat, Qeveria gjermane planifikon instalimin e një sistemi të ri të procedimit për viza në ambasadat gjermane jashtë vendit.
Duke instaluar një sistem të ri aplikimi, Gjermania do t’i kundërvihet tregtisë ilegale me rezervimet e orareve të pritjes për aplikimet për viza në ambasadat gjermane. Kjo mësohet nga një njoftim i Rrjetit gjerman të Redaksive (RND). Duke iu referuar këtij njoftimi – siç shkruan agjencia e lajmeve DPA – Ministria e Jashtme po punon në një sistem të ri për rezervimin e orareve të pritjes për aplikim për viza, që duhet të garantojë “një shfrytëzim optimal të kapaciteteve si dhe evitimin e rolit të agjencive jo serioze për viza”, thuhet në një përgjigje të qeverisë ndaj kërkesës së grupit palramentar të partisë “E Majta” në opozitë, transmeton dw.de. Ky sistem ndërkohë është në punim e sipër dhe pas një faze prove ai do të vihet në përdorim.
Ambasadat gjermane dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe në Kosovë, sipas këtij raporti, prej kohësh nuk e përballojnë dot fluksin e aplikimeve për viza. Në Liban, ku aktualisht vijnë shumë sirianë që kërkojnë mbrojtje, koha mesatare e pritjes për një aplikim për vizë është 15 muaj. Vazhdimisht refugjatët në rajon njoftojnë për ndërmjetësues të dyshimtë oraresh pritjeje në këmbim të pagesave në shuma të mëdha.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










