Fun
Vendet me fluturimet më të shtrenjta dhe të lira
Për të krahasuar çmimet e fluturimeve, “Kiwi.com” ka analizuar më shumë se 1 milion fluturime nga 75 vende që janë të njohura në mesin e turistëve, për të përcaktuar se cilat destinacione ofrojnë fluturime më të lira dhe më të shtrenjta në relacionet vendore dhe ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Janë marrë në konsideratë fluturime gjatë periudhës kur kompanitë regjistrojnë numrin më të madh të udhëtarëve gjatë sezonit të pushimeve.
Shpenzimet mesatare të biletave janë llogaritur në 100 kilometra të kaluara. Në bazë të këtyre parametrave, në bazë të analizës së “Kiwi.com”, India mori vendin e parë ndër destinacionet që ofrojnë fluturime të lira – me një çmim mesatar prej 3.25 dollarësh në 100 kilometra. Renditja e vendit është kryesisht për shkak të kostos së ulët, sidomos fluturimet brenda vendit, përcjell albinfo.ch.
Malajzia, Rusia, Portugalia dhe Indonezia vijnë pas Indisë, e cila mban pozitën e parë në renditje. Në të njëjtën kohë, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të mburren me fluturimet më të shtrenjta, me një çmim mesatar prej 105.71 dollarësh për 100 kilometra. Finlanda është e dyta me çmimet më të larta me një mesatare prej 50.98 dollarësh për 100 kilometra, e ndjekur nga Katari me një mesatare prej 50.37 dollarësh.
Kina krenohet me biletat më të lira, ndërsa më të shtrenjtat Kanadaja.
Të dhënat gjithashtu vijnë në përfundim se çmimet e fluturimeve në tërësi kanë rënë me 12.5% vitin e kaluar, dhe si rezultat është rritur konkurrenca dhe kompanitë kanë shpenzuar më pak kerozin.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten










