E-Diaspora
Nga Shqipëria në Filadelfia, me restaurant të bukur italian
Shqiptarët janë të suksesshëm edhe në kuzhinë, sidomos me restaurante të ndryshme në tërë botën. I tillë është edhe Raffael Kupa, i cili ka një restaurant të suksesshëm në Filadelfia të SHBA-së
Raffael Kupa së bashku me familjen e tij ka lënë Shqipërinë pas trazirave politike më 1985 pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ata fillimisht u vendosën në Shqipërisë, e më pas u rikthyen në Shqipëri kur vendi filloi të një lloj trazicioni kapitalist dhe më pas shkuan në Itali, ku ata jetuan për pesë vjet, derisa më pas morën rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.
“Është ëndrra e të gjithëve për të shkuar në Amerikë”, ka thënë Kupa, 38-vjeçar.
Ai tregon për jetën e tij në fillim në SHBA. “E gjithë familja ime ishte vendosur në Philly dhe ka punuar në industrinë ushqimore, kështu që si një djalë i ri kam ndjekur hapat e familjes sime. Pastaj kam filluar duke punuar si një kamerier me kushërinjtë e mi në një restorant të quajtur “La Fontana Del Mare”. Të gjithë klientët ishin nga Filadelfia, kështu që i pyeta kushërinjtë e mi se nëse vjen mundësia për të hapur një restorant në Filadelfia”, është shprehur Kupa.
Ai më pas ka treguar se si hapi restorantin. “Ne përpiqemi për të marrë produktet tona të importuara në mënyrë rigoroze nga Italia, dhe në marrëveshje direkt me kompanitë e vogla. Suksesi ynë është për shkak të cilësisë së ushqimit, qëndrueshmërisë dhe gjithashtu çmimit të arsyeshëm”, ka shtuar ai. Restoranti i tij është bërë shumë i njohur dhe i vizituar. Gjithashtu në këtë restorant ka edhe shumë verëra të ndryshme, duke sjellë përfitime tjera.
Në këtë restorant kanë ndodhur edhe ngjarje të ndryshme. “Një çift kanë ardhur për pesë vjet rresht. Dhe një natë duke ngrënë, djali i propozoi martesë dhe ajo pranoi. ‘Unë e zgjodha këtë restorant, sepse e dua ushqimin dhe nuk më ka dështuar asnjë për pesë vjet. Shpresoj se edhe gruaja ime do të vazhdojë të jetë e njëjtë si ushqimi këtu’, dhe të gjithë e duartrokitën. Me të vërtetë ishte një moment interesant”, theksoi Kupa.
Por, pse kaq shumë shqiptarë hapin restaurante italiane. “Ne brezi i ri ndihemi si italianë në një mënyrë. Kur komunizmi ra në Shqipëri, Italia ishte fqinji jonë i dashur. Kultura italiane shumë shpejt u shkri në Shqipëri. Nga viti 1990 të gjitha shkollat mësojnë gjuhën italiane. Të gjithë ata flasin italisht. Ata të gjithë dinë të gatuajnë menytë italiane. Ne kemi tri lloje të kuzhinës. Ne kemi Mesdheun, me disa pjesë greke, por më së shumti italiane”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














