Lajme
Doganat e Kosovës inkasojnë më pak
10 milionë euro më pak janë mbledhur në doganat e Kosovës sesa ishte planifikuar për 18 javët e parë të këtij viti
Grumbulluesi më i madh i të hyrave kishte planifikuar që deri në javën e 18-të të grumbullonin 222 milionë euro, por kanë grumbulluar vetëm 212 milionë euro.
Këto të dhëna janë paraqitur në tabelën e të hyrave të Doganave të Kosovës.
Por, zyrtarët e Doganave kanë thënë se trendi i grumbullimit është me intensitet të lart dhe janë grumbulluar më shumë se që ishte planifikuar.
Ata e kanë një shpjegim sa i përket asaj që është paraqitur në tabelën e të hyrave të Doganave.
“Ne ueb-faqe ka pasur një gabim teknik në shpërndarjen e planit të mbledhjes së të hyrave në kuadër të cikleve katërjavore”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Sipas shpjegimit të Doganave në planifikimin e të hyrave prej javës së 14-të deri tek java e 18-të ka qenë më e lartë sesa në periudhat e tjera.
Megjithatë, në planin e të hyrave që Doganat kanë publikuar në sajtin e tyre shihet se deri në javën e 18-të janë grumbulluar 10 milionë euro më pak se që ishte planifikuar.
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, ka thënë se të hyrat nga janari deri në prill të vitit 2011 të realizuara nga Doganat e Kosovës janë 208.1 milionë euro, që në krahasim me vitin e kaluar është mbi 34 milionë euro më shumë.
Por, në ueb-faqe thuhet se janë grumbulluar 212 milionë euro.
“Kurse sa i përket planit për vitin 2011, Doganat duhet të mbledhin 831 milionë euro që, nëse krahasohet me vitin e kaluar, është për 18 për qind më shumë. Kundrejt vitit të kaluar Doganat kanë mbledhur afro 20 për qind me shumë të hyra, kurse në krahasim me këtë vit ne kemi afro 2 për qind më shumë të hyra se planifikimi vjetor për 2011”, tha Stavileci
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












