Lajme
Kosova u përgjigjet shkelësve të marrëveshjes së CEFTA-s
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të vendosë masa reciproke me vendet, të cilat nuk e respektojnë marrëveshjen e CEFTA-s
Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se Qeveria është vonuar në këtë drejtim, raporton Radio Evropa e Lirë.
Është çështje javësh kur ekzekutivi i vendit do të vendosë masa reciproke ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, tha se nëse këto dy shtete vazhdojnë të shkelin marrëveshjen e CEFTA-s, atëherë Qeveria e Kosovës do të vendosë doganimin e mallrave të vendeve në fjalë.
“Nëse brenda një periudhe të shkurtër – flasim për dy ose tri javë – nuk ndryshohet qasja e Serbisë ndaj vulave të Kosovës, atëherë Kosova do të fillojë t’i ngarkojë me doganë produktet, të cilat importohen nga Republika e Serbisë dhe Bosnja”, tha për REL, Kusari Lila.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, e cila dje ka qëndruar në Bruksel, tha se këto paralajmërime janë prezantuar edhe para udhëheqësit të komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian si dhe udhëheqësve të sekretariatit të CEFTA-s.
Që nga viti 2008, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë bllokuar produktet kosovare, për shkak se vulat e UNMIK-ut janë zëvendësuar me ato të Republikës së Kosovës.
Mallrat me këtë vulë nuk lejohen as transit të kalojnë nëpër këto shtete.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












