Integrimi
„Zvicra është një vend migrimi. Merruni me këtë!”
Një juri kompetente profesionale e përbërë nga ekspertë të politikës dhe profesionistë të ekonomisë ka përzgjedhur 15 idetë më premtuese për të marrë pjesë në garën që do të zhvillohej në “Kaufleute” të Cyrihut më 7 shtator
“Merruni me këtë dhe madje me ide kreative mbi temën e migracionit”. Kjo ishte motoja e organizimit “Ideenmarkt”, këtij “Tregu të ideve”, të mbajtur për herë të parë. Në këtë aktivitet janë kërkuar nga qytetarët propozime për zgjidhje në fushat si migracioni i punues, ai humanitar dhe participimi. Idetë e përzgjedhura nga një juri, pastaj janë prezantuar më 7 shtator në “Kaufleuten” në Cyrih.
Politika e azilit, kriza e refugjatëve dhe migracioni janë tema të cilat e sjellin politikën zvicerane aktualisht para sfidave të mëdha. Forumi për politikë të jashtme i ka vënë vetes për synim gjetjen e vizioneve novatore. Ai është mbështetur nga fondacioni Mühler-Möhl dhe institucioni kulturor “Stapferhaus”, Lenzburg. Meqë “Zvicra është një vend migrimi- deal with it ( merruni me këtë)”, ka theksuar Nicola Forster, kryetar i “Foraus”. Ne duhet të gjejmë zgjidhje”.
Idetë nga qytetarët
Gjatë zhvillimit të fushatës gjithëzvicerane “Crowd-Innovation”, janë paraqitur më shumë se 100 ide, 30 nga të cilat janë parazgjedhur në faqen e internetit “foraus”. Pastaj, një juri kompetente profesionale e përbërë nga ekspertë të politikës dhe profesionistë të ekonomisë ka përzgjedhur 15 idetë më premtuese për të marrë pjesë në garën që do të zhvillohej në “Kaufleute” të Cyrihut më 7 shtator.
Të pranishmit, në mesin e të cilëve kishte edhe personalitete me emër, kanë debatuar në grupe të vogla lidhur me zbatueshmërinë, efektivitetin dhe dobinë ekonomike të propozimeve. Ndarja e pikëve u bë pastaj nga anëtarët e grupeve të vogla, me ç`rast për secilin fushë u zgjodh nga një fitues
“Matchmaking”, zanatet për refugjatët dhe “Swiss Diversity”
Në lëmin e migracionit të punës ka fituar ideja e “Matchmaking e cila ka të bëjë me krijimin e një platforme e cila sistemon shkathtësitë profesionale të migrantëve dhe ato i përpunon në bashkëpunim me punëdhënësit përkatës dhe ndërmarrjet zvicerane.
Po ashtu edhe fituesi i grupit të Migracionit humanitar ka synuar që me idenë e tij të veprojë kundër mungesës së fuqisë punëtore profesionale. Sipas kësaj ideje azilkërkuesit mund të absolvojnë një trajnim të subvencionuar nga federata dhe në këtë mënyrë të shpejtohet integrimi i tyre në punë.
Projekti “Swiss Diversity” ndërkaq merret me larushinë ekzistuese në Zvicër dhe me mungesën e vetëdijes për ekzistimin e saj. Për të vepruar kundër këtij fenomeni, në një website do të ndahen rrëfimet e suksesit nga përditshmëria dhe ato t`u jepen në dispozicion anëtarëve të “Swiss Dibversity” për t`i përdorur gjatë vizitave nëpër klasa, në mënyrë që nxënësit ta kenë më të afërt Zvicrën multikulturore.
Se cili nga këto propozime në të ardhmen do të gjejë zbatim, varet nga ajo se nga kish dhe në çfarë forme do të gjejnë mbështetje fituesit. Në këtë event ka qenë po ashtu e mundur që të gjendeshin lidhje adekuate për një gjë të tillë.
Fotos: Florin Hasler, foraus
Të tjera nga Integrimi

Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
- Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
- Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore
- Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare














