Fotolajmi
Qindra mijë emigrantë hyjnë në Evropë përmes rrugëve të fshehta
Pritet që këtë vit përmes rrugës së Mesdheut të arrijnë rreth 330.000 emigrantë, por numri i kërkesave për azil mund të arrijë në 890,000
Qindra mijë emigrantë hyjnë në Evropë rrugëve “sekrete” pasi disa vende tranzit kanë vendosur kontrolle të forta në kufijtë e tyre, njoftoi sot Instituti i Zhvillimit Overseas (ODI).
Pritet që këtë vit përmes rrugës së Mesdheut të arrijnë rreth 330.000 emigrantë, por numri i kërkesave për azil mund të arrijë në 890,000, thekson ODI, institut britanik i pavarur për zhvillimin ndërkombëtar dhe çështjet humanitare.
“Diferenca prej mbi 500.000 tregon se ka shumë njerëz për të cilët nuk dihet se si kanë mbërritur në Evropë”, thuhet në një deklaratë të Institutit, përcjell albinfo.ch.
“Këta refugjatë dhe emigrantë që udhëtojnë në Evropë nëpërmjet kanaleve `sekrete` nënkuptohet që këtë e bëjnë disa me trena, disa në rrugë tokësore apo me aeroplanë me dokumente të falsifikuara ose qëndrojnë edhe pas skadimit të vizave”, thuhet më tutje nga ODI.
Vetëm një e treta e këtyre emigrantëve janë nga Siria, të tjerët vijnë nga vendet tjera.
ODI prandaj u bën thirrje qeverive evropiane për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e mënyrave më ligjore dhe më efikase që mund të ndiqen në mënyrë që të monitorohen lëvizjet e refugjatëve dhe të emigrantëve, duke paralajmëruar se masat për të penguar dhe kontrollet kufitare janë të shtrenjta dhe në masë të madhe të paefektshme dhe se vetëm i kanë orientuar refugjatët dhe migrantët të gjejnë rrugë alternative.
Vitin e kaluar përmes rrugës detare në Evropë arritën 1.1 milion njerëz ndërsa në përgjithësi azil kanë kërkuar 1.7 milionë, kur llogariten edhe ata që kanë arritur rrugëve tjera.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











