Integrimi
Shqiptari, shpëtimtar i pilotit zviceran, kandidat për çmimin për guxim qytetar 2016
As këtë vit lista prestigjioze nuk do të mbetet pa shqiptarë. Kësaj here është Zeqir Rexhaj nga Wohleni, Aargau. Ai ka nxjerrë nga aeroplani që po digjej një pilot 70 vjeçar zviceran
Revista zvicerane “Beobachter” për çdo vit çmimin për guxim qytetar. Në përzgjedhjen për të fituar këtë çmim hyjnë të gjithë ata që, duke sakrifikuar veten, ose duke marrë guximin e duhur, kanë shpëtuar të tjerët nga ndonjë rrezik imediat. Por për çmimin e guximit qytetar përzgjidhen edhe njerëz që kanë guxuar t`i kundërvihen ndonjë padrejtësie apo janë angazhuar për të zbuluar ndonjë parregullsi në shoqëri, shkruan albinfo.ch.
Pothuaj për çdo vit, në mesin e të nominuarve ka edhe nga një ose më shumë shqiptarë. Vitin e kaluar, në zgjedhjen e ngushtë ishte shkupjani nga Cyrihu, Senat Iseni. As këtë vit lista prestigjioze nuk do të mbetet pa shqiptarë. Kësaj here është Zeqir Rexhaj nga Wohleni, (Aargau) për të cilin është raportuar gjerësisht edhe nga albinfo.ch. Ai ka nxjerrë nga aeroplani që po digjej një pilot 70 vjeçar zviceran.
Ja se si prezantohet rasti i guximit të pashembullt të Zeqir Rexhajt nga revista Beobachter: “Zeqiri nuk u besoi syve të vet kur pa se pranë tij u rrëzua një aeroplan dhe nga ai filloi të dalë flakë. Por, kosovari veproi menjëherë, pa u trembur: Ai vrapon tek mbetja e aeroplanit që po digjej, nxjerr nga fluturakja pilotin që tashmë kishte pësuar djegie dhe e shuan zjarrin në trupin e pilotit, duke i hedhur një peshqir. Por, përkundër angazhimit vetëmohues e të guximshëm të Zeqir Rexhajt, piloti 70 vjeçar nuk mbijetoi. Ai vdiq në spital po atë natë”.
Këta janë kanddiatët: Rolf Fähndrich; Saïda Keller-Messahli; Zeqir Rexhaj; René Gloor; Johanna Gündel; Mathias Gräzer; Guido Fluri; Barbara Imboden; Michael Räber.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














