Shkurt.ch
Qeveria do ta ndalojë përdorimin e fondit pensional si kapital!
Qeveria, në përpjekjet e saj për të evituar rëndimin e fondit pensional ka ardhur te ideja që në të ardhmen pensioni të mos jetë edhe kapital në dispozicion të pensionistit, siç është tash
Pensionistët në Zvicër, pjesën obligative të pensionit e kanë në dispozicion si kapital të tyrin, krahas shumave mujore që i marrin në emër të pensionit. Por, duket se nuk do të jetë edhe shumë kohë kështu. Qeveria, në përpjekjet e saj për të evituar rëndimin e fondit pensional ka ardhur te ideja që në të ardhmen pensioni të mos jetë edhe kapital në dispozicion të pensionistit, shkruan sda.ch. Me këtë hap qeveria e vendit synon të krijojë gjendjen ku do të ketë sa më pak nevojë për ndihma kompensuese (Ergänzungsleistungen EL).
Këtë ndryshim ekzekutivi i Zvicrës e fut në kuadrin e reformës së EL. Në praktikë kjo do të duket kështu: pensionistët do të marrin të ardhura të rregullta dhe nuk do të kenë nevojë për të kërkuar EL. Në këtë kuptim, parlamentit i është dërguar për miratim një kërkesë përkatëse. Synim i kësaj reforme është të pengohet që kapitali i siguruar i pensionit të shpenzohet tepër shpejt, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Nëse miratohet ky propozim atëherë edhe personat që duan të bëjnë biznes të mëvetësishëm nuk do të kenë të drejtë që të marrin mjete nga fondi i përmendur. Por, edhe më tutje do të jetë e lejueshme që paratë nga ky fond të përdoren për blerjen e patundshmërive.
Në gjendjen aktuale, pensionistët kanë të drejtë që së paku një të katërtën e fondit të sigurimit obligativ ta përdorin si kapital në vend se ta marrin atë në formë pensioni mujor, transmeton albinfo.ch. Por disa nga arkat pensionale e ofrojnë edhe fondin e plotë për ta shfrytëzuar si kapital.
Nga kjo reformë nuk janë të prekura pasuritë nga pjesa mbiobligatore. Ato mund të përdoren edhe më tutje si kapital.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














