Lajme
Kosova edhe me Çekinë marrëveshje për riatdhesim
Marrëveshja shtë finalizuar dhe pritet të nënshkruhet gjatë qershorit të këtij viti
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve me shtetet e Benelex-it për riatdhesim të shtetasve të Kosovë, sot ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka biseduar për një marrëveshje të ngjashme me ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Jiri Dolezel.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshe, në këtë takim ministri Rexhepi dhe ambasadori Dolezel kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për riatdhesim, e cila tani më është finalizuar dhe pritet të nënshkruhet gjatë qershorit të këtij viti.
Gjatë takimit, ministri Rexhepi ka shpalosur prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.
Po ashtu është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Çekisë në fushën e sigurisë.
Ministri Rexhepi ka falënderuar Çekinë për përkrahjen e dhënë shtetit të Kosovës për kontributin e madh në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe tani në procesin liberalizimit të vizave.
Nga ana tjetër, ambasadori Dolezel ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Çekisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave dhe në fushat tjera
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










