Lajme
Më 30 qershor dihet më shumë për liberalizimin e vizave
Tre deputetët e Parlamentit Evropian (PE) – raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek, raportuesja për liberalizim të vizave në PE, Tanja Fajon dhe Hannes Sëoboda, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në PE, si dhe Grupi Punues për Ballkanin Perëndimor i PE-së, kanë marr përgjigje nga Presidenca hungareze e BE-së, të cilët kanë kërkuar fillimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në përgjigjen e Presidencës hungareze të BE thuhet se Këshilli i Ministrave i BE-së mund të thotë diçka rreth heqjes së vizave për Kosovën deri më 30 qershor.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Hugarisë, Sandor Pinter nuk ka mundur të jap ndonjë afat rreth fillimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Por, në përgjigjen e Pinterit, të cilën e ka siguruar Express, thuhet se Hungaria është e përkushtuar për këtë çështje.
“Mund t’ju siguroj që Hungaria vazhdon të jetë fuqishëm e përkushtuar që të lehtësojë afrimin e vendeve të rajonit dhe BE”, ka thënë Pinter, shteti i të cilut kryeson BE-në në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Në përgjigjen e Pinterit për Lunacek, Fajon dhe Sëoboda, thuhet se Këshilli i Ministrave të BE-së mund ta trajtojë liberalizimin e vizave për Kosovën, kur Komisioni Evropian të thotë fjalën e vet rreth procesit të monitorimit të liberalizimit të vizave për vendet e rajonit.
Kjo, sipas ministrit Pinter, mund të ndodhë gjatë Presidencës hungareze, e cila përfundon në fund të qershorit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? Sa e qëndrueshme është e ardhmja ekonomike në një kohë kur inteligjenca artificiale po e ndryshon... -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune













