Lajme
Kundër revizionimit të të drejtës së shtetësisë
Po të pranohej revizionimi, shtetësinë zvicerane mund ta mirrnin vetëm të huajt me Vizën C
Komisioni Këshillëdhënës i Parlamentit Nacional kundërshton propozimin e bërë nga Qeveria Federale për revizionimin e të drejtës së shtetësisë (natyralizimit).
Propozimi i bërë nga ministrja e drejtësisë Simonetta Sommarugga, sipas përfaqësuesve të partisë Socialdemokrate dhe asaj të Gjelbër shkon tepër larg në kuptim të ashpërsimit të kushteve për fitimin e të drejtës së shtetësisë. Ndërsa për një arsye tjetër propozimin në fjalë e ka kundërshtuar Partia Popullore (SVP), e cila e konsideron atë si ndryshim tepër të vogël.
Revizioni i kontestuar i të drejtës për fitimin e shtetësisë së Zvicrës konkretisht parasheh që pasaportën zvicerane mund ta marrë vetëm ai i huaj që tashmë ka një status të përhershëm qëndrimi (Vizën C).
Po ashtu sipas ndyrshimit të propozuar parashihet që të huajt që janë integruar mirë në Zvicër të mund ta marrin shtetësinë e këtushme edhe me vetëm 8 vjet qëndrim. Që dmth. nuk do të detyrohen të presin 12 vjet, sikur pritet aktualisht.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











