Integrimi
Të Gjelbrit propozojnë një “Green Card” për të huajt e talentuar
Propozimi i Partisë së Gjelbër të Gjermanisë për t`ua lehtësuar qëndrimin emigrantëve me kuakifikime të mira propozon një kartë që ngjan me "Green Card" të Kanadasë
Po të pyetej Partia e Gjelbër, diplomat e masterat universitarë, përvoja e punës, njohuritë e gjermanishtes, do të ishin kriteret përzgjedhëse që do të vendosin nëse dikush e merr “kartën e talentit” apo jo. Kjo kartë sipas tyre do t’u mundësojë të huajve të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për një vit edhe pa pasur konkretisht një vend pune.
Deri më tani kjo vizë është e mundur për emigrantët që duan punë, vetëm me premtimin për një vend pune, shkruan deutschewelle.de. Zëdhënësi për migrantët i Partisë së Gjelbër, Volker Beck është i mendimit, se me këtë kartë, që i ngjason sistemit kanadez të “Green Card” do të jetë më e lehtë për sipërmarrjet e nivelit të mesëm dhe ato të vogla, që të sigurojnë personel, kjo sepse ato nuk duhet të kërkojnë fuqi punëtore jashtë.
Sipas Volker Beck, Gjermania nuk mund të shpresojë vetëm se në të ardhmen do të vijnë në një numër i mjaftueshëm qytetarësh nga BE apo refugjatë që do të plotësojnë nevojën për fuqi punëtore. “Prandaj kemi nevojë për ligje të emigracionit, që liberalizojnë rregulloret për migracionin e punës dhe që formësohen në mënyre pragmatike.”
Nërsa kryetarja e fraksionit të Të Gjelbërve, Katrin-Göring-Eckardt e përshkroi “kartën e talentit” si një “sistem me frymëmarrje që i përshtatet në mënyrë dinamike nevojës së vazhdueshme për fuqi punëtore.” Për detajet, Partia e Gjelbër diskuton të premten (16.09) në një konferencë në Berlin.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










