Lajme
Zvicra mbështet shkollat profesionale në Bursën e Punësimit
Zvicerani, Guido Beltrani ka thënë se dihet tashmë se sa e vështirë është për të rinjtë kosovarë të gjejnë një vend pune
Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka mbështetur nxënësit që kanë kryer shkollat profesionale për rajonin e Prishtinës në Bursën e Punësimit, që për të tretën herën po mbahen nën organizim të Qeverisë së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Guido Beltrani ka thënë se dihet tashmë se sa e vështirë është për të rinjtë kosovarë të gjejnë një vend pune, por, sipas tij, punësimi në Kosovë është një prej shqetësimeve më të mëdha.
“Të rinjtë kosovarë ende e kanë të vështirë të gjejnë punë qoftë në bizneset private dhe në ato shtetërore”, ka thënë zëvendësdrejtori Beltrani.
Në Bursën e Punësimit “Kosova 2011”, po marrin pjesë 100 kompani të sektorëve të ndryshëm, po ashtu dhe shkollat e ndryshme të agrobiznesit, shkolla profesionale të ndryshme të ndërtimtarisë për të tentuar që të kenë edhe trajnime nëpër shkolla.
Edhe pse kompanitë pjesëmarrëse në këtë bursë kanë ofruar 281 vende pune për punëkërkuesit, si duket kjo është shifër tejet e vogël, krahasuar me numrin shumë të madh të atyre, që ishin të pranishëm dhe kërkonin punë.
Organizatorët e kësaj ngjarje u shprehën optimistë se hapja e bursës do të sjellë rezultate në zbutjen e papunësisë. Po ashtu u bënë thirrje kompanive të pranishme për një patriotizëm ekonomik.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka thënë se e ardhmja nuk do të jetë e lehtë në këtë drejtim, por, sipas tij, duhet që së bashku të punohet më shumë që të zbutet papunësia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? Më 14 qershor, votuesit në Zvicër do të japin mendimin e tyre për dy nisma federale,... -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal”










