Lajme
Vetëvendosje: Qeveria, politikë diskriminuese për mërgimtarët
"Secili mërgimtar që vjen në Kosovë, paguan dyfish. Së pari në vendin prej nga vjen dhe më pas ngarkohet me pagesë edhe në Kosovë"
Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar sot politikat të cilat Qeveria e Kosovës po i udhëheq ndaj diasporës, duke i quajtur ato “politika diskriminuese”.
Përfaqësuesja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, ka thënë se Qeveria po i “plaçkit” mërgimtarët kosovarë gjatë kthimit në atdhe, duke i detyruar të paguajnë sigurimin shtesë për automjetet e tyre, me të cilat ata hyjnë në Kosovë.
“Secili mërgimtar që vjen në Kosovë paguan dyfish. Së pari në vendin prej nga vjen dhe më pas ngarkohet me një shumë prej, përafërsisht, 50 euro për një muaj qëndrimi në Kosovë”, ka thënë Demaku
Sipas saj, e dhimbshmja e kësaj është se Shoqata e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës, vendos në mënyrë arbitrare për çmimet që i ka vendosur dhe se me vendim politik, nga polisa kufitare është liruar çdo veturë me targa të Serbisë dhe Malit të Zi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? Më 14 qershor, votuesit në Zvicër do të japin mendimin e tyre për dy nisma federale,... -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal”















