Lajme
Autoritetet kosovare kundër “Modelit të dy Gjermanive”
Por, ideatori i këtij modeli, diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, edhe tash mendon se këtë duhet aplikuar të dyja vendet
Autoritetet e Kosovës kanë kundërshtuar mundësinë që modeli i bashkëpunimit midis dy Gjermanive, i përmendur nga presidenti serb, Boris Tadic, të mund të aplikohet edhe në raportet Kosovë-Serbi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Kohën Ditore, e ka quajtur model të luftës së ftohtë, që nuk mund të jetë shembull për përmirësimin e ndonjë raporti në Ballkan.
Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ka thënë se modeli në themel nënkupton që një ditë Kosova dhe Serbia do të mund të bashkoheshin.
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se, që modeli të implementohet, nuk është e thënë të ketë bekimin e dyja palëve.
Por, ideatori i këtij modeli, diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, edhe tash mendon se këtë duhet aplikuar të dyja vendet. Pas fillimit të dialogut teknik Kosovë-Serbi, ai ka ftuar Gjermaninë që të dalë me nisma të reja për Kosovën.
Diplomati Ischinger, që ishte përfaqësues i BE-së në Trojkën ndërkombëtare në bisedimet shtesë, ka thënë se ideja mirëpritet jo vetëm në rajon, BE dhe SHBA, por, ndoshta, ka gjasa që të pranohet, madje, edhe nga Rusia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate Zyra Federale e Mjedisit harton një bilanc: midis shtatorit dhe fundit të janarit 77 masakra, duke... -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë














