Lajme
Ibrahim Makolli, emërohet ministër i Diasporës
Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi sot ka marrë vendimin që të emërojë ministër për dikasterin e themeluar javën e kaluar.
Ministër i Diasporës është emëruar Ibrahim Makolli, ushtues i detyrës së kryetarit të AKR-së, partisë pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës me PDK-në.
“Në mbështetje të nenit 94 paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 6 të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të emërojë z. Ibrahim Makolli, Ministër të Diasporës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate Zyra Federale e Mjedisit harton një bilanc: midis shtatorit dhe fundit të janarit 77 masakra, duke... -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë











