Lajme
KQZ ka shpallur fitues Bashën
Përfaqësuesit e opozitës kanë kundërshtuar vendimin duke kërkuar kohë për të parë tabelat përmbledhëse të 485 qendrave të votimit
Të hënën pas orës 21. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha, fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Vendimi është miratuar me katër vota pro dhe dy vota kundër të përfaqësuesve të opozitës.
Sipas llogaritjeve të KQZ-së Lulzim Basha ka 81 vota më shumë se kandidati i opozitës Edi Rama.
Vendimi për tabelën përmbledhëse për Tiranën u miratua pas debateve dhe miratimit tabelës përmbledhëse të KZAZ-së 49 në Tiranë dhe projekt-aktit që parashikon përllogaritjen e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, të numëruara nga KQZ-ja gjatë kësaj jave.
Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan vendimin duke kërkuar kohë për të parë tabelat përmbledhëse të 485 qendrave të votimit dhe duke thënë se ka mos-përputhje shifrash midis numrit të votuesve dhe numrit të votave.
Opozita ka kundërshtuar në vazhdimësi numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, duke kërkuar që ato të trajtohen si të pavlefshme. Përfaqësuesit e opozitës e kanë konsideruar edhe aktin e KQZ-së për miratimin e këtyre votave, të paligjshëm. Opozita pritet ta apelojë vendimin e KQZ-së për Tiranën në Kolegjin Zgjedhor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate Zyra Federale e Mjedisit harton një bilanc: midis shtatorit dhe fundit të janarit 77 masakra, duke... -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë















