E-Diaspora
Kosovarët të indinjuar me krijimin e Gjykatës Speciale
Shumë kosovarë janë të indinjuar me krijimin e Gjykatës Speciale, pasi e shohin UÇK-në si ushtri të pastër, derisa ushtarët si luftëtarë të lirisë
Nusret Shabani ishte fshehur në një hendek kur forcat serbe erdhën për burrat e Reçakut dhe ai mbijetoi. 45 shqiptarë nuk ishin me fat sa ai, duke përfshirë edhe djalin e tij. Ata u qëlluan për vdekje.
Por, një gjykatë e re në Hagë do të nisë misionin e saj për të hetuar shqiptarët për krimet e kryera pasluftës, një perspektivë që zemëron kosovarët, pasi ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shihen si luftëtarët e lirisë, shkruan ‘timesofmalta.com’.
“UÇK-ja është e pastër si loti”, thotë Shabani, tani 76-vjeçar. Qeveritë perëndimore e shohin si të nevojshme krijimin e kësaj gjykate për të sjellë pajtimin dhe stabilitetin në rajonin e luftës dhe të lëvizin më afër Bashkimit Evropian.
Disa serbë dhe shqiptarë janë gjykuar e dënuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe vendore për krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, por për shumë kosovarë kërkesat e BE-së dhe SHBA-së për një gjykatë të re, shihet si një imponim i huaj i padëshirueshëm, përcjell albinfo.ch.
Sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë së diktatorit Sllobodan Millosheviq, ishte akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë, që përbëhej nga shtatë shtete, që kishin një konflikt prej vitit 1990, ku humbën jetën rreth 130 mijë njerëz.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit











