Kultura
Era Istrefi, krahasohet me Rihannan
Këngëtarja kosovare ka fituar famë ndërkombëtare, derisa tani po krahasohet me artistet më të njohura të botës, siç është Sia dhe Rihanna
Këngëtarja kosovare, Era Istrefi është një artiste interesante që tashmë ka filluar të krahasohet me Sian apo Rihannan. Kështu shkruan ‘The Indipedient’ që ka realizuar një intervistë me të, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja 22-vjeçare ka nënshkruar me kompaninë ‘Sony’ këtë vit, derisa është e vendosur për projekte të mëdha në vitin 2017. Video e saj ‘Bon bon’ ka grumbulluar gati 180 milionë klikime në ‘Youtube’, dhe ajo menjëherë u bë e qartë se do të shndërrohej në yll.
“Fillimisht ky është një kompliment i madh që të krahasohesh me Rihannan dhe Sian. Ato gjithmonë kanë qenë idhujt e mi të fëmijërisë. Tani kjo është një sfidë e madhe. Kjo më motivon më shumë, por është edhe më vështirë për mua”, ka thënë Era.
Ajo ka shtuar se këngët anglisht dëgjohen shumë në Shqipëri. “Të gjithë në Shqipëri i dëgjojnë këngët në gjuhën angleze. Kjo tingëllon bukur për brezin e ri. Është si ti shtohen fjalët e reja fjalorëve tanë. Unë e gjej vetën më pozitive kur kam komunikuar në anglisht”, theksoi tutje ajo.
Era ndjehet krenare që është shqiptare. “Shqiptarët mund të bëjnë gjëra të mëdha. Jam shumë e gëzuar që talentet shqiptarë kanë pasur efekt në vitin 2016. Kush mendonte se kjo do të ndodhte. Sidomos ne shqiptarët që gjithmonë kemi menduar se nuk jemi të mirë për botën. Tani jam shumë e lumtur, pasi po i thyejmë edhe kufijtë ndërkombëtar. Një këngë në gjuhën shqipe po këndohet në vendet tjera. Unë nuk mendoj se kjo ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë”, u shpreh Era Istrefi.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













