Zhvillim
Rritet prodhimi i brendshëm bruto në Kosovë
Në tremujorin e dytë të vitit 2016, prodhimi i brendshëm bruto është rritur për 3.3 %
Prodhimi i brendshëm bruto i Kosovës është rritur 3.3% në tremujorin e dytë të vitit 2016, pas një rritje me 3.8% në tremujorin e parë, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan ‘seenews.com’.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e dytë 2016, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante, përcjell albinfo.ch.
BPV-ja në TM2 të vitit 2016 shënon rritje reale për 3.3% në krahasim me TM2 të vitit 2015. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është: transporti dhe magazinimi me 10.9%; hotelet dhe restorantet me 7.8%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 5.1%; furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtim të mbeturinave me 4.8%; tregtia me shumicë dhe pakicë me 4.6%; ndërtimtaria me 4.0%; dhe bujqësia, gjuetia, pylltaria me 2.0%.
Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: afarizmit me pasuri të patundshme (4.9%); industrisë nxjerrëse (2.1 %); administrimi publik (1.1%); dhe industria përpunuese (1.0 %).
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Itali: Shqiptari e godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte Një 50-vjeçar shqiptar e ka goditur me thikë pronaren e hotelit “Gallo” në Castel San Pietro,...
-
‘Noli Film Festival’: Kinematografia shqiptare zbret në Boston për 3 ditë
-
Shkolla verore “Jam shqiptar”, nisin aplikimet për edicionon e dytë
-
Pse banorët e huaj të pasur kanë më shumë gjasa të bëhen shtetas zviceranë?
-
Lucern: Dënohet me nëntë vjet burgim tregtari shqiptar i drogës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ndajnë tri punët shtëpiake në mënyrë më të drejtë Familja vazhdon të gëzojë një status të lartë në Zvicër. Një sondazh i ri tregon se...
-
Në Zvicër konsumohen 50 kg mish për kokë banori në një vit
-
Praktika mbetet zgjedhja e parë për të rinjtë zviceranë
-
Rreziku nga vërshimet, merren këto masa në disa kantone
-
USS kërkon një pagë minimale prej 5000 frangash pas praktikës