Lajme
Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Haradinajt
Vendimi është marrë me shumicë votash. Presidenti i Tribunalit, Patrik Robinsion, nuk u pajtua me opinionin e shumicës
02.06.2011, ora 16:55
Kërkesa e mbrojtjes së Ramush Haradinajt është anuluar nga Dhoma e Apelit në Hagë. Apeli ka njoftuar se mund të thërrasë dëshmitarë të rinj për rigjykimin e pjesshëm.
“Dhoma e Apelit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi ka marrë vendim që të anulojë kërkesën e mbrojtjes së Ramush Hardinajt dhe ka urdhëruar që Prokuroria, përveç dy dëshmitarëve të cilët dështuan të paraqiten në gjykimin autentik, mund të thërrasë dëshmitarë të ri në ri-gjykimin e pjesshëm”- ka thënë mbrojtja e Haradinajt.
Në një njoftim për media të koordinatorit të mbrojtjes së Haradinajt, Majkëll O’Rejlli, thuhet se ka qenë pikërisht mungesa e dëshmitarëve, arsyetimi për hapjen e rigjykimit të pjesshëm.
“Mbrojtja e Haradinaj tani do të kërkojë që rigjykimi i pjesshëm të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, me shpresë brenda pak javësh”- ka theksuar ai.
Ekipi mbrojtës i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte paraqitur ankesën në shkurt të këtij viti.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026










