Lajme
Rreziku nga marrëveshja e demarkacionit
Sipas marrëveshjes, 8,000 hektarë, pyje me pisha, burime dhe kullota do t’i takojnë Malit të Zi. Toka është në pronësi të Kosovës, por që tradicionalisht ka qenë e përdorur nga barinjtë kosovarë
Nuk ka roje në malet e pabanuara të Rugovës në kufi me Mali e Zi, vetëm dele e kullotë, por një mosmarrëveshje në lidhje me përcaktimin e vijës kufitare mund ta çojë Kosovën në kaos, pasi opozita politike e sheh marrëveshjen e demarkacionit të afërta me si me ‘tradhti’, shkruan ‘AFP’.
Territori i vogël i Ballkanit që shpalli Pavarësinë në vitin 2008, vitin e kaluar arriti një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, por Parlamenti i Kosovës ende nuk e ka ratifikuar atë, përcjell albinfo.ch.
Në Ish-Jugosllavi kishte një seri të luftërave në vitet 1990, por marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte e brendshme.
Një marrëveshje në kufi është vendimtare për ofertën e Kosovës për të fituar udhëtimin pa viza në Bashkimin Evropian dhe integrimin e mëtejshëm me bllokun, një qëllim kryesor i territorit, kryesisht me etnitet shqiptarë të 1.8 milionë njerëzve.
Sipas marrëveshjes, 8,000 hektarë, pyje me pisha, burime dhe kullota do t’i takojnë Malit të Zi. Toka është në pronësi të Kosovës, por që tradicionalisht ka qenë e përdorur nga barinjtë kosovarë.
“Kullotat tona janë pjellore, burime të ujit dhe janë larg me Malin e Zi”, ankohet Zymer Demebogja, një bari nga fshti Bogë, i cili është kundër marrëveshjes.
Derisa të ratifikohet kjo marrëveshje, atëherë dy vendet fqinje do të kenë probleme, derisa Qeveria e Podgoricës, ishte ndër të parat që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Beogradi.
Megjithatë, ratifikimi nga Parlamenti i Kosovës është shtyrë vazhdimisht. Pas kësaj kishte protesta të ashpra, gaz lotsjellës në Kuvend, e kundërshtime të ashpra.
Në javët e fundit granata u hodhën në Parlament dhe në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Një grup që u quajt ‘Rugovasit’ paralajmëruan se kjo marrëveshje nuk do të kalojë, e ky grup edhe kërcënoi.
Barinjtë kanë thënë se do të vazhdojnë të kullotin delet në malet e Rugovës, pavarësisht marrëveshjes në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












