Shkurt.ch
Kosovari dëbohet nga Zvicra pas 16 vjet qëndrimi
Kosovari është shpallur fajtor për një numër veprash penale të kryera duke filluar nga mosha 11 vjeçare
Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë vendimin sipas të cilit një kosovar i moshës 23 vjeçare duhet të dëbohet nga Zvicra, me gjithë faktin se ai ka jetuar prej 16 vitesh në këtë vend. Me këtë vendim gjykata në fjalë vetëm ka konfirmuar vendimin e Entit për Migracion të kantonit të Aargaut për t`i marrë kosovarit të drejtën e qëndrimit në Zvicër, shkruan “Aargauer Zeitung”
Kosovari është shpallur fajtor për një numër veprash penale që i janë ngarkuar prej vitesh. Ai kishte ardhur në Zvicër në moshën 7 vjeçare duke iu bashkuar familjes që jetonte në Argau. Deliktin e parë ai e ka bërë që në kohën kur i kishte 11 vjeç. Pas këtij delikti, lista e veprave penale, disa prej të cilave të rënda, shkon duke u zgjatur.
Në vitin 2009 ai i shkakton një personi lëndime me thikë me rrezik për jetën. Për këtë vepër të rëndë, gjyqi i kishte shqiptuar një dënim prej tre vjet e tetë muaj burg. Pas këtij dënimi, Enti për Migracion ia tërheq të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (vizën C), gjë që e vërteton edhe gjykata e rekurseve mbi të drejtën për të huaj. Kjo kishte qenë arsyeja që kosovari të ankohej në instancën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale, në Lozanë.
Zotimi i tij se ndërkohë është përmirësuar dhe është qetësuar, nuk doli bindës për gjykatën. Rreziku që ai të kryejë sërish vepra të dhunshme është i madh, edhe përkundër faktit se ai e ka zbutur këtë me përdorimin e medikamenteve të ndryshme qetësuese.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












