Shkurt.ch
Fundi i Shengenit do të kushtonte 20 miliardë euro
Fundi i Shengenit dhe rivendosja e kufijve nacionalë në kuadër të Bashkimit Evropian (BE) do të kushtonte rreth 20 miliardë euro. Kësaj shume duhet t’i shtohet kostoja shtesë prej 2 deri në 4 miliardë euro në vit, thuhet në raportin e paraqitur nga ana e Parlamentit Evropian (PE), përcjell albinfo.ch.
Këto shuma janë të barabarta me 0.02 për 0.03 për qind të PBB-së të vendeve të zonës pa kontrolle kufitare. Humbjet aktuale me kthimin e kontrolleve kufitare janë pothuajse e pamundur të llogariten dhe se statistikat nuk kanë treguar një rritje të krimit për shkak të shmangies së kontrolleve kufitare.
Shpenzimet e deklaruara përfshijnë kthimin fizik të kufijve, shpenzimeve administrative, pavarësisht kthimit të kontrolleve, si dhe humbjet për udhëtarët dhe tregtarët.
Hulumtimi është kryer nga Instituti për Kërkime në Fitim. Të dhënat janë paraqitur nga Parlamenti Evropian në sfondin e një vendimi të pritshëm në ditët e ardhshme të zgjatjes së kontrolleve kufitare të përkohshme të paraqitura nga Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia.
Vlerësimet janë se të paktën Gjermania dhe Danimarka do të kërkojnë inspektime për të vazhduar kontrolli nëpër kufijtë e tyre.
Marrëveshja “Shengen” ofron një mundësi për të aplikuar kontrollin e kufijve të brendshëm të BE-së në raste të jashtëzakonshme.
Vendet që kanë kthyer kontrollet e përkohshme janë bazuar në fluksin e refugjatëve. Sipas shifrave zyrtare të vitit të kaluar, BE-ja kishte pranuar jo më pak se 1.2 milionë emigrantë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













