Shkurt.ch
I zgjatet mandati SWISSCOY-t deri më 2014
Një aleancë e lidhur për këtë rast në mes të SVP-së dhe të Gjelbërve nuk ia doli për të ndërprerë mandatin e SWISSCOY-t
Pasi që Dhoma e Kantoneve e kishte miratuar javë më parë, sot edhe Dhoma Federale e Parlamentit Nacional të Zvicrës ka votuar për vazhdimin e mandatit të SWISSCOY-t në Kosovë deri në vitin 2014.
Një aleancë e lidhur për këtë rast në mes të SVP-së dhe të Gjelbërve nuk ia doli për të ndërprerë mandatin e SWISSCOY-t. Kjo për shkakun se shumica e deputetëve të partive tjera votoi vazhdimin e mandatit të forcave ushtarake të Zvicrës në Kosovë ku ato veprojnë në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999.
94 deputetë votuan pro, 65 kundër dhe 9 abstenuan. Prania e Zvicrës është më se i nevojshëm për shkak të situatës së paqëndrueshme në Kosovë. Po ashtu motiv plotësues është edhe solidariteti ndërkombëtar. Ministri i mbrojtjes Ueli Maurer ka arsyetuar nevojën për vazhdim dhe rritje të angazhimit ushtarak të Zvicrës në Kosovë.
Parlamenti po ashtu votoi edhe për rritjen e numrit të ushtarëve të SWISSCOY-t nga 220 sa janë tash në 300.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












