Shkurt.ch
Shqetëson koncerti neonazist me 5000 shikues
Fakti se ky koncert është mbajtur dhe sidomos se ai është vizituar nga rreth 5000 veta, përbën shqetësim për komunën por edhe për opinionin zviceran
Mbrëmë është mbajtur në Unterwaser të Togenburgut (Kantoni St,. Gallen) një koncert me grupe roku të ekstremit të djathtë. Fakti se ky koncert është mbajtur dhe sidomos se ai është vizituar nga rreth 5000 veta, përbën shqetësim për komunën por edhe për opinionin zviceran. Për këtë arsye, komuna është duke shqyrtuar marrjen e masave përkatëse juridike.
Ajo, në bashkëveprim me prokurorinë shtetërore do të shqyrtojë, për shembull, nëse përmes teksteve me frymë të ekstremit të djathtë të këngëve të kënduara në koncert janë shkelur normat ligjore ose jo. Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve SDA kryetari i komunës Wildhaus-Alt St.Johann, Rolf Züllig.
Me pasoja, sipas Züllig, duhet të llogarisin edhe organizatorët e këtij aktiviteti, të cilët kur e kanë kërkuar lejen në komunë kanë ofruar të dhëna të rrejshme lidhur me karakterin e koncertit, transmeton albinfo.ch.
Sipas organizatës Antifa, ky ka qenë njëri ndër aktivitetet ose koncertet më të mëdha neonaziste që janë mbajtur ndonjëherë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













