Lajme
Kosova mirëpret investitorët zviceranë
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet gjatë një takimi që zhvilloi me kryeparlamentarin Kadri Veseli, u shpreh optimist se investitorët helvetikë do ta shohin Kosovën si vend me interes për të investuar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Institucionet vendore janë duke u angazhuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë. Ai me këtë rast i ftoi investitorët nga Zvicra të që të vijnë dhe të investojnë në Republikën e Kosovës, ndërsa premtoi mbështetjen e tij dhe Kuvendit në këtë drejtim.
Kryeparlamentari kosovar këto komente i ka bërë gjatë një takimi njohës me ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Siç thuhet në një njoftim për media, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Kryeparlamentari Veseli me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zviceran ka dhënë dhe po jep për Kosovën.
“Kosova ka nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera kryeparlamentari Veseli.
Në këtë takim po ashtu Veseli ka diskutuar me ambasadorin zviceran për fushën e sundimit të ligjit, duke shprehur kështu përkushtimin e institucioneve për luftë më të rreptë ndaj dukurive negative.
Nga ana e tij, ambasadori i ri zviceran Jean-Hubert Lebet, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen, ndërsa ritheksoi qëndrimin e shtetit zviceran në mbështetje të Republikës së Kosovës. Ai u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.
Diplomati helvetik tha se shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia















