Shkurt.ch
Dyfishohet shuma e ndihmave për familjet me fëmijë të sëmurë rëndë
Nga 470 deri 1410 franga në muaj sa është tash, me propozimin e ri kjo shumë rritet nga 940 deri në 2350 franga
Familjet që duhet të kujdesen në shtëpi për fëmijën e tyre të sëmurë rëndë ose me nevoja të veçanta duhet të gëzojnë mbështetje më të madhe nga shteti. Kërkesat në këtë drejtim të bëra nga parlamenti i ka miratuar edhe Këshilli Federal, shkruan sda.ch.
Deri tash, prindërit që kanë një rast të tillë marrin një shtesë për përkujdesjen intensive (IPZ), që është 470 deri 1410 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Shuma përcaktohet në bazë të orëve që janë të nevojshme për përkujdesje: 4, 6 apo 8 orë në ditë). Ndërsa me propozimin e ri kjo shumë pothuaj do të dyfishohet, nga 940 deri në 2350 franga.
Për fondin e sigurimit të invaliditetit kjo nënkupton një ngarkesë plus prej 20 milionë frangash. Në vitin 2014 IPZ është paguar për 2700 fëmijë të kategorive të përmendura.
Rritja e mbështetjes për familjet me fëmijë me nevoja të veçanta bëhet nga shkaqe të ndryshme, shkruan Këshilli Federal në një komunikatë, përcjell albinfo.ch. Vetëm me shtim të mjeteve financiare në dobi të tyre ka mundësi që familjet me këtë problem të shkarkohen në mënyrë efektive.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












