Shkurt.ch
Gratë duhet të presin edhe 170 vjet për t`u barazuar me burrat!
Sipas një studimi të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), të titulluar “Gender Gap Report”, gratë do të barazohen me burrat në sferën e punësimit vetëm pas 170 viteve!
Burrat mund të flenë rehat. Së paku këta të sotmit dhe bijtë e nipat e tyre. Sepse barazia e grave me ta duket se i takon një të ardhmeje të largët. Sipas një studimi të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), të titulluar “Gender Gap Report”, gratë do të barazohen me burrat në sferën e punësimit vetëm pas 170 viteve!
Sipas studimit të përmendur, përpjekjet për të “rrafshuar” pabarazinë mashkull-femër në sferën e punës, janë duke u ngadalësuar në mënyrë dramatike, shkruan spiegel.de. Dallimi për vitin 2016 është vlerësuar me 59 për qind. E kjo do të thotë se gratë në fushën ekonomike kanë më shumë se përgjysmë më pak shanse se sa burrat, transmeton albinfo.ch Dhe për të hequr këtë dallim, me ritmin e sotëm, nevojiten edhe 170 vite! Ndërsa para një viti ishte vlerësuar se nevojiteshin “vetëm” 118 vite.
Raporti i përmendur i WEF publikohet për çdo vit nga viti 2005 dhe merret me vlerësimin e shanseve të njerëzve sipas gjinisë në fusha të ndryshme.
Raporti aktual ka hulumtuar 144 vende dhe ka konstatuar se në 68 vende është përmirësuar gjendja sa i përket barazisë gjinore ndërsa në 74 është keqësuar.
Në të gjitha kategoritë, vendin e parë për pozitën e gruas e zë Islanda, madje për të tetin vit me radhë, përcjell albinfo.ch. Pas saj vijnë me radhë: Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Ruanda. Ndërsa Gjermania është në vendin e trembëdhjetë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











