Lajme
KFOR-i i dorëzon policisë kosovare kufirin me Maqedoninë
Policia e Kosovës i ka marrë nga KFOR-i përgjegjësitë për pjesën e fundit të vijës kufitare me Maqedoninë.
Në një ceremoni të organizuar në zonës kufitare në Zllakuqan të Ulët është bërë pranim – dorëzimi i përgjegjësive kufitare nga KFOR-i tek Policia e Kosovës.
Finalizimi i dorëzimit të kompetencave është bërë nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, bën të ditur Radio Evropa e Lirë.
Policia e Kosovës pas marrjes së plotë të përgjegjësisë nga KFOR-i të vijës kufitare me shtetin e Shqipërisë të cilën e ka realizuar kohë më parë, tani pranoi edhe marrjen e përgjegjësisë së plotë të vijës kufitare me Maqedoninë dhe në një të ardhme të afërt pritet te vazhdoje marrjen e përgjegjësive tjera me Malin e Zi.
Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Reshat Maliqi, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji Mjeku shqiptar Hekuran Bytyçi fiton doktoratën dhe emërohet në një pozitë udhëheqëse... -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













