Shkurt.ch
Rritje e madhe e numrit të papunëve me kohë të gjatë
Janë 90.000 persona që kërkojnë punë prej një viti e më gjatë. Dhe, kjo shifër është 40 mijë më shumë, ose 80 për qind në krahasim me vitin 2008
Ndërkohë që numri i përgjithshëm i personave të regjistruar si të papunë në Zvicër vazhdon të jetë i ulët (3.2%), ka shënuar një rritje të madhe numri i atyre që janë të papunë prej një kohe të gjatë. Kështu, siç shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag”, papunësia “e gjatë”, ka arritur në një nivel rekord vitin e fundit.
Janë 90.000 persona që kërkojnë punë prej një viti e më gjatë. Dhe, kjo shifër është 40 mijë më shumë, ose 80 për qind në krahasim me vitin 2008, viti kur kishte shpërthyer kriza e madhe financiare botërore. Gazeta e raporton këtë gjendje mbështetur në të dhënat e ekspertit të tregut të punës nga qendra për studime konjunkturale e Universitetit ETH të Cyrihut (KOF), Michael Siegenthaler, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, fakti se niveli i papunësisë në Zvicër është stabil, pra nuk shkon përtej 3.2%, shpjegohet me atë se shumë nga ata që janë të papunë për kohë të gjatë, nuk paraqiten fare në zyrat për ndërmjetësim të punës (RAV).
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres











