Shkurt.ch
7600 ushtarë kanë nisur shkollën e rekrutëve
Ndërkaq numri përfundimtar i rekrutëve që do të vazhdojnë dhe i atyre që do të përjashtohen nga shërbimi pritet të dihet jo më parë se më 14 nëntor 2016
Për startimin e Shkollës së Rekrutëve të vitit 2016, që ka qenë sot, më 31 tetor, ushtria e Zvicrës llogarit me rreth 7600 rekrutë, në mesin e të cilëve edhe 65 femra. Rreth 1400 rekrutë do ta kryejnë shërbimin e tyre në mënyrë të pandërprerë, “në bllok” ose DD, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkaq numri përfundimtar i rekrutëve që do të vazhdojnë dhe i atyre që do të përjashtohen nga shërbimi pritet të dihet jo më parë se më 14 nëntor 2016.
Ushtria synon të evitojë që personat të cilët përfaqësojnë rrezik për rrethin e tyre të mund të absolvojnë shkollën e rekrutëve, transmeton albinfo.ch. Nisur nga kjo, me rastin e rekrutimit është futur edhe provimi individual për siguri i rekrutëve, përmes qendrës profesionale për siguri personale. Pra startimit të shkollës, ndjekja e saj u është mohuar 32 personave.
Rekrutët të cilëve u nevojitet ndihma, do të gëzojnë mbështetje mjekësore, religjioze, psikologjike dhe sociale. Shërbimi social i ushtrisë ofron ndihma veçanërisht në lidhje e problemet financiare të rekrutëve, për çfarë ata mund të paraqiten në numrin e telefonit 0800 855 844.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













