Shkurt.ch
E zë gjumi mbi timon, del në anën e kundërt të rrugës dhe shkakton aksident
Shkaktar i ndeshjes ka qenë një kosovar i moshës 33 vjeçare, i cili pasi kishte fjetur mbi timon, kishte marrë gabimisht kahun e kundërt të rrugës
Në një ndeshje frontale që ka ndodhur sot mes dy automobilave rreth orës 10.15 në Birrwil të kantonit Aargau, ka marrë lëndim të lehtë një vozitëse zvicerane, 54 vjeçare. Ajo është dërguar në spital për trajtim. Shkaktar i ndeshjes ka qenë një kosovar i moshës 33 vjeçare, i cili kishte marrë gabimisht kahun e kundërt të rrugës, shkruan sda.ch.
Rruga është dashur të bllokohet për rreth dy orë ndërsa shkaktarit të aksidentit, policia ia ka marrë lejen e vozitjes, transmeton albinfo.ch
Kosovari ka pranuar para policisë se atë e kishte zënë gjumi për një kohë të shkurtë mbi timon dhe për pasojë kishte dalë me makinë në drejtimin e gabuar të rrugës.
Ndaj tij është bërë kallëzimi penal në prokurori.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










