Fotolajmi
Ligjvënësit në Islandë do të marrin paga 9.000 euro
Ligjvënësit e zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare në Islandë do të marrin paga me 44 për qind rritje, duke fituar 9.000 euro në muaj, me të vetmin qëllim që të jenë “rezistentë” ndaj korrupsionit, tha komisioni përgjegjës për përcaktimin e pagave në sektorin publik.
Komisioni i përbërë nga pesë përfaqësues, tre të Parlamentit, një Gjykatës i Lartë dhe një nga Ministria e Financave, ka për detyrë të përcaktojë pagat e deputetëve, ministrave, gjyqtarëve dhe punonjësve të tjerë publikë të Islandës.
Autoritetet thanë se është e domosdoshme që deputetët të jenë të pavarur financiarisht në vend, i cili u godit nga kriza bankare në vitin 2008 dhe më vonë me skandalin e taksave të njohur si “Dokumentet Panama”.
Parlamenti i Islandës ka 63 deputetë, në një mandat katërvjeçar dhe nuk janë përfshirë punët që bëhen jashtë parlamentit, tha komisioni, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














