Integrimi
Fëmijët e të huajve, të nënpërfaqësuar në universitete
Arsyeja për këtë, sipas studimit nuk është diskriminimi por baza e ulët financiare dhe arsimore e prindërve të tyre
Fëmijët e migrantëve ndjekin më rrallë mësimet në gjimnaz dhe në universitete krahasuar me moshatarët e tyre zviceranë. Këtë konstatim e ka bërë një studim i realizuar nga Fondi Nacional, i prezantuar sot.
Sipas këtij studimi, arsyeja kryesore e mbetjes mbrapa të fëmijëve me prejardhje të huaj nuk është diskriminimi i tyre por mundësitë e vogla financiare dhe baza e ulët kulturore arsimore e prindërve të tyre.
Ata janë notuar nga mësuesit e tyre në bazë të njohurive dhe rezultateve që kanë treguar dhe nuk janë etiketuar paraprakisht si “raste problematike”. Po ashtu autorët e studimit kanë gjetur fare pak dëshmi që këta fëmijë të jenë diskriminuar në mënyrë strukturore nga sistemi shkollor.
Por, edhe në mesin e të huajve ka dallime të mëdha në këtë drejtim, thuhet në studimin “Diskriminimi statistikor dhe institucional i migrantëve në sistemin shkollor të Zvicrës”.
Kështu gjermanët, francezët e austriakët që jetojnë në Zvicër kanë shkallë të lartë, shpesh madje më të lartë se vetë zviceranët, sa i përket përfshirjes në gjimnaze dhe universitete. Nga ana tjetër fëmijët e familjeve të ardhura nga Ballkani, Turqia dhe Portugalia përbëjnë një përqindje tejet të ulët në këtë drejtim, shkruan swissinfo.ch.
Po ashtu studimi ka vënë në pah se fëmijët e të huajve mesatarisht nuk kanë rezultate më të dobëta në shkollë, por megjithatë rreziku që ata të dërgohen në shkollat speciale është tre herë më i madh se sa për nxënësit vendës. Ndërsa dy deri tri herë më shumë se vendësit ata ballafaqohen me problemin e mos gjetjes së vendit për të mësuar profesionin (zanatin) ose me mos përfundimin e një zanati.
Pjesëmarrja e të gjithë të huajve në numrin e absolventëve në universitetet e Zvicrës është vetëm 5%. Është dukuri e përgjithshme që fëmijët e akademikëve dhe njerëzve të pasur të synojnë arsimimin e lartë dukshëm më shumë se sa ata të migrantëve dhe të shtresave të varfra.
Sipas studimit në fjalë, nxënësit nga familjet pa nivel arsimor kanë vështirësi të zhvillohen në pikëpamje arsimore. Madje, në Zvicër kjo duket shumë më vështirë se në disa vende fqinje të saj.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru Pas një periudhe të gjatë vuajtjesh, mundësi Naim Fejzaj është rikthyer në ring. Kosovari është mirënjohës... -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive -
Studimi zviceran zbulon se inteligjenca artificiale dështon në parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit














